Milan do të luajë të martën një nga ndeshjet më delikate të sezonit, pasi pret në San Siro paris SG, që është ndeshja e katërt e grupeve të Champions League.
Në tre ndeshjet e para ‘djalli’ s’ka shënuar asnjë gol dhe ka vetëm dy pikë. Kjo bën që të renditën të fundit dhe një humbje tjetër me Paris SG, me siguri i eliminon që në këtë fazë. Si të mos mjaftonte kjo Milan edhe në Seria A po kalon një periudhë të errët, pasi nuk fiton prej 3 ndeshjesh, 2 prej të cilave humbje.
Për rrjedhojë trajneri Pioli, i cili rrezikon seriozisht shkarkimin, para ndeshjes me Paris SG ka pranuar se ‘djalli i ka zhgënjyer të gjithë’, por ka shtuar se ‘ndaj francezëve është sfida e kthesës’. Tifozët e Milanit po kryeqëzojnë gishtat që kjo që thotë Pioli të jetë e vërtetë.