Milani e ka çuar në katër numrin e ndeshjeve pa fitore në “Seria A” pasi sot ka ngecur në një barazim pa gola kundër Frosinones në transfertë në ndeshjen e vlefshme për javën e 19 të kampionatit.
“Djalli” ishte superior me raste, por ajo që vlen është se në asnjë moment nuk arriti të kalonte topin pas shpinës së portierit kundërshtar. Nga ana tjetër Frosinone, që është edhe skuadra e parafundit në renditje, mund të kishte marrë tre pikët në këtë ndeshje në rast se nuk do t’i hiqej goli në minutën e 36 nga “VAR”.
Në fund një tjetër rezultat negativ, që përveçse turbullon shpresat e “djallit” për të kapur 4 vendet e para në tabelën e klasifikimit, vë sëriozisht në pikëpyetje edhe të ardhmen e Gatusso-s.