Milan paguan 28 milionë euro për sulmuesin, Inter ende pa portier! Atalanta 'shopping' në Premier League

Milan s’ka të ndalur këtë merkato vere, teksa sëfundmi ka siguruar një tjetër sulmues, i cili është kërkuar nga shumë skuadra në Europë. Bëhet fjalë për Samuel Chukëueze-n, i blerë te Villareal për 20 milionë euro plus 8 të tjera në formë bonusesh. Sakaq në formë huazimi te klubi spanjoll do të kalojë Matteo Gabbia.

24-vjeçari nga Nigeria është sulmuesi i katërt që merret këtë merkato vere nga drejtuesit e ‘djallit’ pas Pulisic, Okafor dhe Romero-s, ndërsa pritet të mos ndalet me kaq. Këtu përjashtohet dy futbollistët e blerë në mesfushë si Loftus Cheek apo Tijjani Reijnders.

Ndërkohë Inter është shumë pranë zyrtarizimit të portierit të ri pas largimit të Onana-s. Klubi zikaltër ka gjetur akordin me Bayern Munchen për zviceranin Yann Somer. Gjermanët fillimisht kanë kërkuar 6 milionë euro për portierin, por marrëveshja mund të jetë mbyllur për më pak se kaq. 34-vjeçari ndodhet në Japoni me Bayern-in dhe pritet që të ndryshojë kamp, pasi edhe Interi ndodhet atje për kampin veror të Azisë.

Sakaq Manchester United është në detajet e fundit për sulmuesin e Atalanta-s Rasmus Hojlund. Këtë e ka lënë të kuptohet trajneri Ten Hag, ndërsa operacioni për 20-vjeçarin nga Danimarka mund të kapë vlerën e 80 milionë eurove. Dy klubet janë në kontakte të vazhdueshme, ndërkohë që italianët kanë dhënë një sinjal të fortë se transferimi është kryer. Kjo sepse ata kanë përfunduar blerjen e Bilal Toure nga Almeria për 33 milionë euro. Një shifër rekord në merkato për Atalanta-n.

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Eurovision Song 2024, përfaqësuesi i Holandës përjashtohet nga finalja

Eurovision Song 2024, përfaqësuesi i Holandës përjashtohet nga finalja