Milan pas 7 vitesh në Champions League, Juventus kualifikohet në 'frymën e fundit', Napoli në Europa League (VIDEO)

Seria A mbyll sezonin 2020-2021 dhe jep verdiktet finale. Milani e përmbushi misionin dhe u kualifikua për në Champions League pas 7 viteve mungesë. Arritje të merituar e cilësoi trajneri Pioli që erdhi në javën e fundit pas fitores 2-0 ndaj Atalantës në Bergamo. Vendimtar ishte dygolëshi i Kessie që shndërroi në gola dy penallti në minutat 43 dhe 93. Milani e mbyll si nënkmapion dhe feston një arritje të madhe.

Në frymën e fundit dhe duke rrezikuar jo pak por edhe Juventusi e arriti kualifikimin në Champions dhe la jashtë Napolin. Bardhezinjtë e fituan 4-1 ndeshjen e fundit atë të javës së 38-të ndaj Bologna dhe e mbyllin në vend të katërt. Edhe pse pa Ronaldon skuadra e Pirlos e dominoi Bolognën dhe shënuan Chiesa , dy herë Morata e Rabiot. Me dy trofe dhe kualifikimin në Champions ul siparin e këtij sezoni Juventusi me Andrea Pirlon që thotë se veten e tij do ta konfirmonte në pankinë.

Napoli bëri “vetëvrasje” duke mos shkuar më shumë se një barazim 1-1 me Veronën në stadiumin “Maradona” dhe humb mundësinë Champions. Napoletanët renditen të pestës përfundimisht dhe kalojnë në Europa League së bashku me Lazion. Mbrojtësi kosovar Amir Rrahmani kaloi Napolin në avantazh por barazoi Faraoni për miqtë. Trajneri Gattuso largohet nga drejtimi i napoletanëve.

Ndërsa Roma ishte ajo që siguroi kualifikimi në edicionin e parë të kompeticionit të ri Konferencë Ligë. Verdhekuqtë barazuan 2-2 me Spezian dhe mbajnë vendin e shtatë në renditje. Me Interin kampion në Serinë B kanë rënë Benevento, Crotone dhe Parma./ Përgatiti: Andi Kapxhiu

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës