Milan është rikthyer te fitorja në Seria A pas tre ndeshjes, pasi sot ka mposhtur 1-2 në transfertë Sassuolo-n. ‘Djalli’ e vrau ndeshjen ende pa filluar, pasi Leao e gjeti rrugën e rrjetës në sekondën e 7. Sulmuesi brazilian në këtë mënyrë vendos rekord në Seria A, por edhe në top 5 ligat europiane, si goli më i shpejtë i realizuar ndonjëherë.

Për të parë golin e dytë nuk duhej të kalonte shumë pasi Calhanoglu u thërrit në apel. Pas këtij momenti kuqezinjtë ulën disi ritmin, ndërsa vendasit shkurtuan vetëm minutat e fundit kur ishte shumë vonë për të dalë me pikë nga ky takim.

Ndërkohë edhe kushërinjtë e Milanit, Interi, kanë fituar me të njëjtin rezultat 2-1 kundër Spezia-s në San Siro. Ndryshe nga çfarë pritej zikaltërit e patën mjaft të vështirë për të mposhtur një kundërshtar i cili dukej i lehtë në letër.

Pas pjesës së parë të mbyllur me porta të paprekura, në të dytën, konkretisht në minutën e 51 Hakimi bëri sulmuesin, duke zhbllokuar sfidën. Ndërkohë autori i golit të dytë do të ishte Romelu Lukaku, i cili realizoi saktë një penallti të fituar nga Sensi. Ndërkohë për miqtë goli në minutën e 94 do të ishte sa për statistikë.Për Interin kjo ishte fitorja e 6 radhazi.

Pas 13 javësh kampionat Milan udhëheq Seria A me 31 pikë, 1 më shumë se Interi ndjekës dhe 4 më shumë se Juventusi i vendit të tretë.