Në konferencën e parë për shtyp si kuqezi, Pazzini, shprehu dëshirën që të fitojë sa më shumë tituj me ekipin e Milanit.
“Dua të fitoj sa më shumë trofe me ekipin e Milanit, jam mjaft i motivar dhe dua të rikthehem në kombëtare. Mendoj se tashmë jam në vendin e duhur për të bërë gjëra të rëndësishme, Pasi Milani është një ekip i madh” shprehet Pazzini. Sakaq, sulmuesi nuk ka lënë pa lakuar edhe drejtuesit e ekipit të Interit duke shfryrë mllef ndaj tyre.
(d.b/shqiptarja.com)
