Milan-Asensio nuk është vetëm thashethem, agjenti i futbollistit: Interesimi i tyre është krenari për ne

Milan-Asensio nuk është vetëm thashethem, agjenti i futbollistit: Interesimi i tyre është krenari për ne

Marco Asensio te Real Madrid

Marco Asensio me shumë mundësi do largohet këtë sezon nga Real Madrid, me qëllim që ‘Los Blancos’ mos ta humbasin në verën e 2023 me parametra zero. Së fundmi është përfolur se 26-vjeçari mund të kalojë te Milan në verë, por duket se kjo nuk është vetëm një thashethem.

Agjenti i futbollistit në një interviste për ‘Sportmediaset’ ka sqaruar më shumë rreth kësaj çështje.

“Interesi i Milanit është një krenari për ne. E ardhmja tek ata mund të jetë një opsion i mirë. Kemi dhe oferta nga klube angleze. Gjithçka po shqyrtohet me kujdes për të bërë zgjedhjen më të mire,”-u shpreh agjenti i Asensios.

Paolo Maldini, i cili është një admirues i sulmuesit spanjoll, do të ishte i gatshëm ta bënte një sakrificë në merkato dhe t’i dhuronte Stefano Piolit dy-herë fituesin e Chempions,  për të përforcuar akoma më shumë sulmin e Milanit.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale