Milani barazon Juventusin në Champions League, Pioli: Më i miri është këtu, dua Interin më tej

Milani kaloi edhe pengesën Napoli dhe pas 16 vitesh rikthehet sërish në një ndeshje gjysmëfinale në Champions League. Me shtatë pjesëmarrje në këtë fazë, kuqezinjtë barazojnë Juventusin me po kaq pjesëmarrje në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve.

Pas ndeshjes së barazuar 1-1 me Napolin në transfertë, trajneri i Milanit, Stefano Pioli tha se dëshiron Interin në fazën e radhës. Sa i takon penalltisë së dyshimtë, Pioli tha se në fushë ishte arbitri më i mirë.

"Na konsideronin të gjithë të dobët, por unë stërvit një grup me zemër të madhe. Ishte një fitore e merituar, i përgëzoj djemtë. Tani duket sikur do të përballemi me Interin në gjysmëfinale, do të ketë dy përplasje të tjera të bukura dhe të vështira. Kemi bërë shumë dhe ne nuk duam të ndalemi. Arbitri? Sot ishte arbitri më i mirë në botë në gjykim, në çdo ndeshje ka polemika", tha fillimisht Pioli.

Më pas trajneri i Milanit pati një mik në intervistë, me Leaon që e përqafoi dhe ndërpreu bisedën. Për sulmuesin, Pioli tha se është më i miri.

"Më i miri është këtu", tha Pioli.

S.Dh/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, kalon edhe paketa fiskale për vitin 2025

Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, kalon edhe paketa fiskale për vitin 2025