Një skenar vërtet ironik për dy skuadat e Milanos në rast se dy skuadrat e kryeqytetit italian, Roma dhe Lazio, fitojnë përkatësisht Champions League dhe Europa League në këtë edicion. Sipas rregullores së UEFA-s, Italia do të ketë 4 skuadra në fazën me grupe të Champions, 2 në Europa league dhe 1 në turin e dytë paraeliminator të Europa League.
Por është e mundur të ketë 5 skuadra në Champions, nëse Roma do ta fitojë trofeun këtë vit dhe të përfundonte jashtë 4 të parave në kampionat, ose nëse Lazio do të triumfonte në Europa League dhe të mos përfundonte mes katër të parave në Serie A. Hipoteza më e pabesueshme ka lidhje me rastin e fundit, që do të ishte perfekt për futbollin italian: Roma fiton Champions League dhe Lazio Europa League.
Gjithçka shumë e bukur, por dy ekipet e Milanos mund të mos jenë dakord. Në fakt, nëse dy ekipet romane do ta mbyllnin kampionatin mbi vendin e katërt, Italia do të kishte 5 ekipe në Champions, por vendi i katërt do të përfundonte në Europa League. Një hipotezë e vështirë për t’u kthyer në realitet, por jo e pamundur: Milan kalon Lazio-n dhe Roma-n në garën për Champions dhe më pas përfundon në Europa League për shkak të triumfit të dyfishtë të ekipeve romane. Po Inter? Nëse kuqezinjtë kalojnë edhe kushërinjtë dhe dalin të tretët, zikaltrit përfundojnë në vendin e katërt dhe dalin jashtë Champions-it të ardhshëm për shkak të suksesit të dyfishtë verdhekuq/bardhekaltër