Pas largimit të Thiago Silvës dhe Zlatan Ibrahimoviqit në Milano po qarkullojnë shumë emra si zëvendësues. Kuqezinjtë nuk duan të shpenzojnë shumë para në merkato në këtë moment krize, prandaj po shikojnë të realizojnë afrime mesatare, pavarësisht se kanë arkëtuar afro 70 milionë euro nga dy largimet e fundit.
Galiani ka në plan afrimin e futbollistëve në formë huazimi, në mënyrë që nëse ata nuk përshtaten dhe nuk bindin, klubi të mos shpenzojë para të kota. Në orët e fundit, menaxheri i Matuzalemit zbardh një prapaskenë të ditëve të kaluara.
Trajneri i Milanit, Allegri, ka pasur një kontakt personal me drejtorin sportiv të Lacios, Igli Taren, për të marrë informacione në lidhje me mesfushorin brazilian që i pëlqen shumë.
(d.b/shqiptrja.com)
/Shqiptarja.com