ITALI - Serie A e futbollit në Itali është në raundin e 21-të. Të dielën te tri pikët dolën Milani, Roma dhe Fiorentina, ndërsa kreu i renditjes mbahet nga Interi.

Në "San Siro", Milani iu fal golit të Niclas Fullkrug në minutën e 76-të të ndeshjes për të mposhtur 1-0 Leccen në një ndeshje të vuajtur. Gjermani u hodh në fushë vetëm katër minuta para se të gjente golin e parë me kuqezinjtë, ndërsa është afrimi i ri për 'Djallin' në këtë merkato dimri. Te Lecce, Ylber Ramadani luajti 85 minuta, madje u ndëshkua me karton të verdhë, teksa rikthehej nga një pezullim po për shkak të kartonave.

Në "Olimpicon" e Torinos, vendasit u mposhtën 0-2 nga Roma. Ekipi i Gasperinit duket se po kthehet në shinat e duhura pasi ka siguruar fitoren e tretë radhazi. I sapoafruari në ekip, Donyell Malen, u tregua menjëherë deçiziv dhe në minutën e 23-të e dërgoi topin në rrjetë, por VAR anuloi golin për pozicion jashtë loje. Gjithsesi Malen vetëm tre minuta më pas kaloi Romën në epërsi pas asistit të Dybala. Edhe pjesa e dytë u kontrollua nga Roma që shënoi golin e dytë me Dybalan për t'u ngjitur në vendin e katërt dhe lënë pas Juventusin. Gjatë gjithë ndeshjes titullar luajti Ardian Ismajli, ndërsa Kristjan Asllani për të dytën ndeshje radhazi nuk ishte as në stol. Asllani dhe Torino duket se do ndajnë rrugët pas vetëm disa muajve.

Tri pikë siguroi edhe Fiorentina që mposhti 1-2 Bolognan në "Dall'Ara". Ky sukses iu dedikua presidentit të ndjerë të Fiores, Rocco Commisso, i cili pak ditë më parë u nda nga jeta në moshën 76-vjeçare.

Serie A mbyll sot raundin e 21-të me dy ndeshjes. Në orën 18:30 luhet Cremonese - Verona, ndërsa në orën 20:45 zhvillohet Lazio - Como.

Serie A, raundi 21:

E diel, 18 janar 2026

Parma 0-0 Genoa

Bologna 1-2 Fiorentina

Torino 0-2 Roma

Milan 1-0 Lecce

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:05
VIDEO/ Roma rikthehet në garë për zonën Champions, mposht 0-2 Torinon! Asllani as në stol për të dytën ndeshje

1768813644_roma.JPG

Në "Olimpicon" e Torinos, vendasit u mposhtën 0-2 nga Roma. Ekipi i Gasperinit duket se po kthehet në shinat e duhura pasi ka siguruar fitoren e tretë radhazi. I sapoafruari në ekip, Donyell Malen, u tregua menjëherë deçiziv dhe në minutën e 23-të e dërgoi topin në rrjetë, por VAR anuloi golin për pozicion jashtë loje. Gjithsesi Malen vetëm tre minuta më pas kaloi Romën në epërsi pas asistit të Dybala. Edhe pjesa e dytë u kontrollua nga Roma që shënoi golin e dytë me Dybalan për t'u ngjitur në vendin e katërt dhe lënë pas Juventusin. Gjatë gjithë ndeshjes titullar luajti Ardian Ismajli, ndërsa Kristjan Asllani për të dytën ndeshje radhazi nuk ishte as në stol. Asllani dhe Torino duket se do ndajnë rrugët pas vetëm disa muajve.

Ora 10:04
VIDEO/ Afrimi i Tares në merkato, Fullkrug futet nga stoli dhe i jep tri pikë Milanit! Fitore me vuajtje 1-0 kundër Lecces në 'San Siro'

1768813495_niclasfullkrug.jpeg

Në "San Siro", Milani iu fal golit të Niclas Fullkrug në minutën e 76-të të ndeshjes për të mposhtur 1-0 Leccen në një ndeshje të vuajtur. Gjermani u hodh në fushë vetëm katër minuta para se të gjente golin e parë me kuqezinjtë, ndërsa është afrimi i ri për 'Djallin' në këtë merkato dimri. Te Lecce, Ylber Ramadani luajti 85 minuta, madje u ndëshkua me karton të verdhë, teksa rikthehej nga një pezullim po për shkak të kartonave. Me 46 pikë Milani mbetet në vendin e dytë, tre pikë pas kryesuesve të Interit.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 19 Janar, 10:30

    Bojkoti i PD, a duhet t’i vazhdojë PS e vetme zgjedhoren dhe territorialen?