Milani i pandalshëm në Europë
Cutrone hero, fitojnë të mëdhatë

Milani i pandalshëm në Europë<br />Cutrone hero, fitojnë të mëdhatë
Milani fiton në frymën e fundit në ndeshjen e dytë në grupet e Europa League duke mposhtur 3-2 kroatët e Rijeka.
 
Në San Siro Milani merr përkohësisht avantazhin e dy golave pasi realizimeve nga Andre Silva dhe Muzakoi ndërsa kroatët surprizojnë duke barazuar në 10 minutat e fundit me Akosti dhe Elez me penallti.Për të shpëtuar Milanin dhe Montellen mendon Patrik Kutrone që shënon golin e fitores në minutën e 94-të dhe ngjit Milanin në krye të grupit D me 6 pikë.
 
Rezultate të mira kanë marrë edhe dy italianet e tjera Lazio dhe Atalanta. Lazio ka fituar 2-0 ndaj Zulte Varegem falë golave të Kaisedo dhe Imobile.Lazio me 6 pikë të plota kryeson grupin K me 6 pikë po aq sa ka edhe Nise.Ndërkaq Atalanta ka rezistuar duke I rrëmbyer një barazim Lionit në Francë. Golit të Traore për vendasit iu përgjigj Gomez në pjesën e dytë.Atalanta kryeson grupin E me 4 pikë.
 
Në grupin H Arsenali pa shumë vështirësi ka fituar në Bjellorusi ndaj Bate Borisov 4-2 dhe me 6 pikë kryeson grupin.Një dygolësh për londinezët realizoi Teo Uollkot.Fitore ka siguruar edhe Zenit Shën Peterburg që ka mundur Real Sociedad 3-1.Me dy fitore dhe 6 pikë skuadra ruse kryeson grupin L.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool