Milani zhvilloi një ndeshje spektakolare ndaj Zenitit në Peterburg, duke fituar me rezultatin 3-2 dhe hedhur pas krahëve krizën e rezultateve.

Kuqezinjtë realizuan një start mjaft të mirë në këtë takim duke rrezikuar nga minuta e parë.

Emanuelson kaloi në avantazh Milanin pas 13' minutash lojë, goli erdhi edhe me ndihmën e një prej futbollistëve vendas që devijoi topin në rrjetë pas goditjes së lirë.

Vetëm 3 minuta më pas, në të 16' është El Shaurai që dyfishon rezultatin për Milanin dhe vendosur heshtjen në stadiumin vendas.

Në vazhdim ishte Hulk që bëri të pamundurën për të kthyer në lojë ekipin e tij dhe në fund të pjesës së parë realizoi duke ngushtuar diferencën.

Në pjesën vendasit rikthehen duke kontrolluar lojën duke barazuar rezultatin në minutën e 49’ me Shirokov, pas një pasimi nga Hulk, i cili ishte i pa përmbajtshëm në këtë takim.

Në vazhdim Milani sulmon me Pazzinin dhe Nocerinon me aksione të rrezikshme, nga të cilët Hubocan devijon gabimisht topin në rrjetë duke i dhënë fitoren Milanit.

Pas dy ndeshjeve në grupe është surpriza Malaga që kryeson grupin me gjashtë pikë, ndërsa Milani renditet i dyti me katër pikë. Surprizat e mbrëmjes kanë qenë humbja e PSG në Portugali dhe barazimi i Borusias së Dortmundit në Angli duke dominuar përballë londinezëve të Manchester City-t.

Ndërsa Reali i Madridit shënon poker përballë Ajaksit në transfertë me një Cristiano Ronaldo në super formë që shënon tre gola duke arritur kështu shifrën e gjashtë golave në harkun e tre ditëve.



Grupi A
Dynamo Kyiv 2 - 0 Dinamo Zagreb
FC Porto 1 - 0 Paris S.G.

Grupi B

Arsenal 3 - 1 Olympiakos Piraeus
Schalke 2 - 2 Montpellier

Grupi C

Zenit St. Petersburg 2 - 3 AC Milan
Anderlecht 0 - 3 Malaga

Grupi D
Ajax Amsterdam 1 - 4 Real Madrid
Manchester C. 1 - 1 Borussia Dortmund

(d.b/shqiptarja.com)