Pas humbjes me ekipin e Malagas në transfertën e Champions League, Milani është vënë në kërkim të një tekniku për të zëvendësuar Masimiliano Alegrin. Galiani, pavarësisht se në madia i ka dhënë besimin trajnerit aktual po shqyrton mundësitë e ndërrimit të bankinës.
Në garë për marrë stolin e kuqezinjvë janë disa emra të njohur, në pole – position qëndron ëndrra e vjetër, e cila quhet Pep Guardiola. Por një lëvizje e tillë duket se ka shumë kosto për milanezët në këtë kohë krize. Tekniku spanjoll plus pagës së lartë do të kërkonte edhe disa lëvizje të bujshme në merkato, por dëshirat nuk mund të plotësohen aktualisht.
Alternativa e dytë është po një ish teknik që ka drejtuar pikërisht Barcelonën, Frank Rajkard. Afrimi i këtij të fundit është më se I realizueshëm. Por nuk përjashtohet edhe lëvizja brenda ekipit, zëvendësi aktual Tassoti, por edhe Inzaghi nga ekipi i moshave mund të marrin frenat e Milanit, që nuk po e sheh ende rrugën e suksesit në Itali dhe Europë.
(db/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com