Pasditen e së enjtes në Monte Carlo u hodh shorti për fazën e grupeve të Champions League, për sezonin 2023-24. Goglat u treguan 'kokëforta', teksa bie në sy se në tetë grupet me nga katër skuadra do kemi përballje të forta.
Në grupin A Bayern Munich dhe Manchester United kanë gjetur njëra-tjetrën, teksa grupi F mund të quhet si ai i “ferrit”, teksa bëjnë pjesë PSG, Dortmund, Milan dhe Neëcastle.
Dy skuadrat e para të secilit grup do të kalojnë në raundin për 1/16-at. Skuadrat e vendeve të treta në secilin grup do të kalojnë̈ në play-off për fazën eliminatore të UEFA Europa League, ku do të përballen me të dytat e grupeve të UEFA Europa League për një vend në raundin e 1/16-ve.
Ndeshjet në grupe:
Dita e parë: 19/20 shtator 2023
Dita e dytë: 3/4 tetor 2023
Dita e tretë: 24/25 tetor 2023
Dita e Katërt: 7/8 Nëntor 2023
Dita e pestë: 28/29 nëntor 2023
Dita e gjashtë: 12/13 dhjetor 2023
Finalja e Champions League të këtij sezoni do të mbahet në stadiumin Wembley të Londrës të shtunën më 1 qershor 2024.
Pas hedhjes së shortit të Champions League në Monaco, UEFA ka bërë me dije edhe arritjet sezonale individuale në këtë kompeticion. Pep Guardiola i Manchester Cityt është shpallur trajneri më i mirë për meshkuj, teksa Sarina Vigman trajnerja më e mirë femër.
Erling Haaland është shpallur lojtari më i mirë në Champions League për edicionin e shkuar. Kujtojmë se City është fituesi në fuqi i këtij trofeu.
Pep Guardiola - trajneri i vitit
Sarina Vigman - trajnerja më e mirë e femrave (Anglia), fituese e Europianit
Erling Haaland- lojtari më i mirë i sezonit
Komente







