Milani nis “gjuetinë” për sulmues
refuzojnë Martines e Destro

Milani nis “gjuetinë” për sulmues<br />refuzojnë Martines e Destro
Edhe pse nuk është zyrtarizuar ende marrëveshja e Mario Balotell-it me Liverpool, nga Milani ai tashmë konsiderohet si një ish-lojtar dhe kuqezinjtë po përpiqen që në këto pak ditë që kanë mbetur në merkato të fuqizojnë skuadrën me paratë e fituar nga shitja e sulmuesit. Nga shitja e Super-Marios do të përfitohen 20 milionë euro dhe drejtuesit e klubit kuqezi janë hedhur në sulm për lojtarë të rinj. Administratori i deleguar Adriano Galliani, fillimisht po merret me gjetjen e një sulmuesi për të zëvendësuar Balotell-in.

Jackson Martinez i Porto-s dhe Mattia Destro i Romës ishin të preferuarit, port ë dy këta lojtarë e kanë refuzuar Milanin. Në këtë mënyrë Galliani po shikon alternative të tjera, ku më seriozet janë Fernando Torres nga Chelsea dhe André-Pierre Gignac, nga Olympique Marseille.

Po kështu kuqezinjtë duan edhe një mesfushor, ku kanë si objektiv francezin Adrien Rabiot. i riu francez ka kohë që synohet nga Juventusi, ndaj Milanit i duhet që përveçse të bindë PSG për të lëshuar talentin e saj, të fitojë edhe rivalitetin me bardhezinjtë.

Jovetic e Falkao duken pista të vështira për Juventusin, ndaj drejtuesit e klubit bardhezi po shikojnë për zgjidhje të tjera për forcimin e sulmit. Luiz Adriano i Shakhtar Donetsk dhe Lukas Podolski i Arsenalit janë emrat e rinj që po synojnë juventinët. Për sulmuesin gjerman Arsenali kërkon 15 milionë euro, që konsiderohen shumë për të, por duke qenë se atij i skadon kontrata në 2016, çmimi mund të bjerë më shumë. Podolski shihet si një alternativë e mirë për skemën 4-3-3 që preferon trajneri Alegri. Edhe Luiz Adriano po shihet seriozisht, sepse edhe çmimi i tij nuk pritet të jetë i shtrenjtë.

Kjo për arsye sepse pas luftës që po bëhet në Ukrainë lojtarët nuk duan që të qëndrojnë tek Shakhtar Donetsk, që ndodhet në një zonë të nxehtë. Nga ana tjetër mbetet e paqartë situate me Arturo Vidal. Nga Juventusi thonë që ai nuk lëviz, por një gazetë në Kili ka publikuar një lajm se Manchester Utd. Ende nuk është tërhequr, madje ka ofruar 40 milionë euro plus kartonin e Hernadez.
 
Shkrimi u publikua në "Shqiptarja.com" (Print) më 23.08.2014
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Hapen negociatat për grup kapitullin e parë, Alban Daci: Sot ndër datat më të rëndësishme për shqiptarët! Anëtarësimi në BE brenda 2030, i mundur

Hapen negociatat për grup kapitullin e parë, Alban Daci: Sot ndër datat më të rëndësishme për shqiptarët! Anëtarësimi në BE brenda 2030, i mundur