Milani nuk gjen fitoren as me Piolin, mposhtet nga Roma në 'Olimpico'

Milani nuk gjen fitoren as me Piolin, mposhtet nga Roma në 'Olimpico'

Nga ndeshja Roma- Milan

Milan ende nuk po gjen dot fitoren e parë me trajnerin e ri, Stefano Pioli duke humbur ndaj Romës me rezultatin 2-1. Pavarësisht se është në qendër të kritikave, trajneri i ri i kuqezinjve pritej të sillte kthimin tek fitoret Milanin por në Olimpico kanë dalë pa asnjë pikë.

Dzeko kaloi kryeqytetasit të parët në avantazh ndërsa Milan u kundërpërgjigj me një gol të bukur në pjesën e dytë të Theo Hernandez. Nuk kaluan as 3 minuta dhe Nicolo Zaniolo kaloi sërish të tijët në avantazh, kësaj radhe dhe me ndihmën e portierit Donnaruma. 

Me këtë humbje Milan mbetet në vendin e 12-të, dhe zona e ftohtë është vetëm 3 pikë poshtë tyre ndërsa Roma kap vendin e pestë me 16 pikë. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë