Pas superfdisës mes ekipit të Napolit dhe Juventusit, sonte e ka radhën një tjetër ndeshje e rëndësishme në kampionatin Italian të futbollit. Milani po kalon një super formë në javët e fundit, ku pas fitores me Barcelonën dhe një barazimi të meritur me Interin do të kërkojnë sonte të fitojë edhe përballë ekipit të Lazios, që është një rrezik potencial këtë edicion për vendin e dytë, objektiv ky i ekipit të Milanit.

Allegri kërkon me cdo kusht fitoren përballë lacialëve në ‘San Siro’. Sulmuesi El Sharaui do të jenë në fushë nga minuta e parë për të bërë më të lehtë sfidën për kuqezinjtë, ndërsa Baloteli është i dëmtuar, në kampin tjetër duket se shqiptari Lorik Cana është në formacionin e parë pas formës së mirë që është duke kaluar.

 Madje shqiptari premton që nuk do të kthehen nga Milano me duarbosh duke synuar të paktën një pikë. Cana ka lënë një shije të mirë me paraqitje e tij te trajneri, duke u radhitur tashmë ndër zgjedhjet e para.




Dylber Balla