Milani ka fituar ndeshjen më të rëndësishme të Serisë A këtë javë përballë ekipit të Juventusit me rezultatin minimal 1-0.

 Kuqezinjtë ngjiten nga ferri në parajsë pas fitores duke kapërcyer momentin negativ në kampionat dhe rihapur garën.

 Ndeshja ka nisur e barabartë nga të dy ekipet, ndërsa Milani tregohet më i kujdesshëm në prapavijë.

E ndërsa Juventusi tentonte vazhdimisht nga krahët për të rrezikuar, Milani fiton një penallti në pjesën e parë, e cila kthehet në gol nga Robinjo.

Avantazhi zgjati deri në përfundim të ndeshjes duke i siguruar Juventusit kështu humbjen e dytë këtë edicion.

(dylber balla/shqiptarja.com)