Milani nuk ka shkuar më shumë se një barazim në transfertë përballë ekipit të Fiorentinës me rezultatin 2 -2. Edhe pse arritën të shënonin dy gola duke krijuar epërsi të dukshme në lojë, kuqezinjtë e Alegrit dështojnë të marrin tre pikë në luftën për vendin e dytë.
Në minutën e 14' të ndeshjes shënon Montolivio, por pjesa e parë do të mbyllej edhe me një avantazh për Milanin, pasi Tomovic është larguar me karton të kuq.
Në pjesën e dytë për Milanin dyfishon rezultatin Flamini duke dhënë përshtypjen që ndeshja u mbyll me fitoren e kuqezinjve, por vendasit nuk u dorëzuan deri në fund duke shënuar dy herë.
Në minutën e 66' është Ljajic ngushton fillimisht rezultatin në 2-1, më pas në të 73' përsëri me penallti, Pizarro vendos baraspeshën duke i dhënë një pikë Fiorentinës.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com