Milani sërish në shitje, drejtuesit gati të heqin dorë nga “djalli”

Milani sërish në shitje, drejtuesit gati të heqin dorë nga “djalli”

Skuadra e Milan

Në një moment deçiziv për objektivin e vendosur këtë sezon të reja tepër domethënse raportohen për ekipin e Milanit. Mediat në Itali bëjnë me dijë se”djalli” mund të ndërrojë sërish pronarë gjatë këtij viti, në një korë kur ende nuk janë bërë 12 muaj që prej kohës kur kompania amerikane ‘Eliot’ mori drejtimin e kuqezinjve nga kinezët.

Arsye përse mendohet se ‘Eliot’ do të heqë dorë nga klubi është sanskionet e UEFA-s, të cilat nuk po i lejojnë drejtuesit të shpenzojnë në merkato, por pavarësisht kësaj edhe kërcënimi me përjashtim nga Kupat e Europës është një faktor tjetër shumë i rëndësishëm.

Në horizont sipas “Milano Fiananza” për të blerë aksionet e klubit është një kompani britanike e quajtur “CVC Capital Partners”, e cila ka një pasuri prej 52 miliardë dollarësh. Kjo kompani operon në shumë sektorë si telekomunikacioni, shërbimet financiare apo dhe farmaceutika.

Edhe pse drejtuesit aktual janë shprehur të gatshëm për të shitur klubin mendohet se ata nuk do të heqin dorë nëqoftëse nuk mbërrin një ofertë 1 mliardë euro.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)