Milani shtang tifozët me një ‘Haka’
tifozët kuqezinj e vërshëllejnë

Milani u ndal në një barazim pa gola dhe pa shumë vlerë për kuqezinjtë përballë Carpi-t në ndeshjen e mbrëmshme të vlefshme për Serie A.
 
Ky ishte barazimi i parë i Milanit në drejtimin e trajnerit të ri Cristian Brocchi, që mori vërshëllimat e të pranishmëve në “San Siro”.
 
Barazimi e largon Milanin nga zona e Eruopës duke regjistruar një tjetër edicion me dështim, ndërsa pika vlen më shumë për Carpi-n.
 
Ajo që do të mbetet në memorien e të pranishmëve në stadium të enjten në mbrëmje do të jetë një ‘Haka’ përballë lojtarëve të Carpit para ndeshjes, ashtu siç bëhen në ragbi.
 
Kërcimi ‘Haka’ me shikimet e egra dhe lëvizjet me origjinë nga tributë maori të Oqeanisë u realizua, pasi ishte pjesë e një marrëveshjeje marketingu të kuqezinjve. 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë

Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë