Serie A e futbollit në Itali zhvilloi këtë të dielë katër ndeshjet e radhës për raundin e 27-të. Gjithçka nisi në orën 12:30, me Milanin që fitoi 0-2 në fushën e Cremoneses. Në orën 15:00 Sassuolo fitoi 2-1 kundër Atalantës. Torino befasoi 2-0 Lazion, teksa mbrëmja kulmon në orën 20:45 me sfidën Roma - Juventus që u mbyll 3-3 mes spektaklit në 'Olimpico'.

Në ‘Olimpico’ Roma dhe Juventusi barazuan 3-3 në një ndeshje me shumë emocione, aty ku ‘Zonja e Vjetër’ vendosi ekuilibrat vetëm në kohën shtesë. Ishin vendasit që shënuan golin e parë me Wesley Franca pas 39 minutash lojë. Mbrojtësi veproi bukur dhe me të djathtën nga jashtë zone ndezi festën në stadium.

Në pjesën e dytë Conceiçao barazoi për 1-1 me një supergol, por Roma kishte ruajtur dy gola të tjerë me Ndicka dhe Malen në minutat 54 dhe 65. Kur u duke se Roma kishte siguruar tri pikët, trajneri Spalletti hodhi në fushë Edon Zhegrovën te miqtë.

Duhej sulmuesi shqiptar që të ‘gatuante’ dy golat e barazimit për Juven. Nga këmbët e tij erdhi krosimi për golin e dytë të Jeremie Boga, ndërsa po krosimi i tij solli edhe golin e tretë dhe të barazimit 3-3 nga Federico Gatti në minutën e tretë shtesë.

Në stadiumin 'Giovanni Zini' të Cremonas, Cremonese u mposht 0-2 nga Milani. Kuqezinjtë rikthehen te suksesi pas dy ndeshjeve pa fitore, duke mbetur në vendin e dytë të renditjes, me dhjetë pikë pas Interit kryesues. Nesë shohim vetëm rezultatin mund të mendojmë se djemtë e Max Allegrit e patën të lehtë ndeshjen në udhëtim, por nuk është kështu.

Vetëm në minutën e 90-të një aksion nga zhvillimet e një këndoreje bëri që Modric të pasonte për Pavlovic dhe mbrojtësi shënoi nga pranë vijës së portës. VAR u kujdes që të 'bënte me zemër' tifozët e Milanit, por pas rishikimit të pamjeve gjithçka u konfirmua si e rregullt. Katër minuta më vonë Milani kundërsulmoi dhe Nkunku pasoi për Leaon, me këtë të fundit që nuk e pati të vështirë ta ndalte sferën në rrjetë për 0-2. Kështu, Milani merr hak pasi në ndeshjen e parë të sezonit Cremonese i mposhtte 1-2 në 'San Siro'.

Serie A, raundi i 27-të:

E diel, 01 mars 2026

12:30 Cremonese 0-2 Milan

15:00 Sassuolo 2-1 Atalanta

18:00 Torino 2-0 Lazio

20:45 Roma 3-3 Juventus

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:54
Roma dhe Juventusi dhurojnë spektakël, barazojnë 3-3 në 'Olimpico'! Zhegrova nderon bardhezinjtë

1772402087_juventus.jpeg

Në ‘Olimpico’ Roma dhe Juventusi barazuan 3-3 në një ndeshje me shumë emocione, aty ku ‘Zonja e Vjetër’ vendosi ekuilibrat vetëm në kohën shtesë. Ishin vendasit që shënuan golin e parë me Wesley Franca pas 39 minutash lojë. Mbrojtësi veproi bukur dhe me të djathtën nga jashtë zone ndezi festën në stadium.

Në pjesën e dytë Conceiçao barazoi për 1-1 me një supergol, por Roma kishte ruajtur dy gola të tjerë me Ndicka dhe Malen në minutat 54 dhe 65. Kur u duke se Roma kishte siguruar tri pikët, trajneri Spalletti hodhi në fushë Edon Zhegrovën te miqtë.

Duhej sulmuesi shqiptar që të ‘gatuante’ dy golat e barazimit për Juven. Nga këmbët e tij erdhi krosimi për golin e dytë të Jeremie Boga, ndërsa po krosimi i tij solli edhe golin e tretë dhe të barazimit 3-3 nga Federico Gatti në minutën e tretë shtesë.

Roma mbetet në vendin e katërt me 51 pikë, ndërsa Juvja me 47 pikë zbret në pozitën e gjashtë, teksa ka katër ndeshje pa fitore.

Ora 14:39
VIDEO/ Dy gola në fundin e ndeshjes, Milani fiton 0-2 në fushën e Cremoneses

1772372470_rafaelleao.jpeg

Në stadiumin 'Giovanni Zini' të Cremonas, Cremonese u mposht 0-2 nga Milani. Kuqezinjtë rikthehen te suksesi pas dy ndeshjeve pa fitore, duke mbetur në vendin e dytë të renditjes, me dhjetë pikë pas Interit kryesues. Nesë shohim vetëm rezultatin mund të mendojmë se djemtë e Max Allegrit e patën të lehtë ndeshjen në udhëtim, por nuk është kështu.

Vetëm në minutën e 90-të një aksion nga zhvillimet e një këndoreje bëri që Modric të pasonte për Pavlovic dhe mbrojtësi shënoi nga pranë vijës së portës. VAR u kujdes që të 'bënte me zemër' tifozët e Milanit, por pas rishikimit të pamjeve gjithçka u konfirmua si e rregullt. Katër minuta më vonë Milani kundërsulmoi dhe Nkunku pasoi për Leaon, me këtë të fundit që nuk e pati të vështirë ta ndalte sferën në rrjetë për 0-2. Kështu, Milani merr hak pasi në ndeshjen e parë të sezonit Cremonese i mposhtte 1-2 në 'San Siro'. Tanimë Milani ngjitet në kuotën e 57 pikëve për vendin e dytë, dhjetë pikë pas Interit të vendit të parë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 28 Shkurt, 17:02

    Si e vlerësoni sulmin e SHBA dhe Izraelit ndaj Iranit?