Serie A e futbollit në Itali vijon këtë të diel me katër ndeshjet e radhës për raundin e 27-të. Gjithçka nisi në orën 12:30, me Milanin që fitoi 0-2 në fushën e Cremoneses. Sot në orën 15:00 luhet Sassuolo - Atalanta, në orën 18:00 do zhvillohet Torino - Lazio dhe mbrëmja kulmon në orën 20:45 me sfidën Roma - Juventus që luhet në 'Olimpico'.

Në stadiumin 'Giovanni Zini' të Cremonas, Cremonese u mposht 0-2 nga Milani. Kuqezinjtë rikthehen te suksesi pas dy ndeshjeve pa fitore, duke mbetur në vendin e dytë të renditjes, me dhjetë pikë pas Interit kryesues. Nesë shohim vetëm rezultatin mund të mendojmë se djemtë e Max Allegrit e patën të lehtë ndeshjen në udhëtim, por nuk është kështu.

Vetëm në minutën e 90-të një aksion nga zhvillimet e një këndoreje bëri që Modric të pasonte për Pavlovic dhe mbrojtësi shënoi nga pranë vijës së portës. VAR u kujdes që të 'bënte me zemër' tifozët e Milanit, por pas rishikimit të pamjeve gjithçka u konfirmua si e rregullt. Katër minuta më vonë Milani kundërsulmoi dhe Nkunku pasoi për Leaon, me këtë të fundit që nuk e pati të vështirë ta ndalte sferën në rrjetë për 0-2. Kështu, Milani merr hak pasi në ndeshjen e parë të sezonit Cremonese i mposhtte 1-2 në 'San Siro'.

Serie A, raundi i 27-të:

E diel, 01 mars 2026

12:30 Cremonese 0-2 Milan

15:00 Sassuolo - Atalanta

18:00 Torino - Lazio

20:45 Roma - Juventus

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:39
VIDEO/ Dy gola në fundin e ndeshjes, Milani fiton 0-2 në fushën e Cremoneses

1772372470_rafaelleao.jpeg

Në stadiumin 'Giovanni Zini' të Cremonas, Cremonese u mposht 0-2 nga Milani. Kuqezinjtë rikthehen te suksesi pas dy ndeshjeve pa fitore, duke mbetur në vendin e dytë të renditjes, me dhjetë pikë pas Interit kryesues. Nesë shohim vetëm rezultatin mund të mendojmë se djemtë e Max Allegrit e patën të lehtë ndeshjen në udhëtim, por nuk është kështu.

Vetëm në minutën e 90-të një aksion nga zhvillimet e një këndoreje bëri që Modric të pasonte për Pavlovic dhe mbrojtësi shënoi nga pranë vijës së portës. VAR u kujdes që të 'bënte me zemër' tifozët e Milanit, por pas rishikimit të pamjeve gjithçka u konfirmua si e rregullt. Katër minuta më vonë Milani kundërsulmoi dhe Nkunku pasoi për Leaon, me këtë të fundit që nuk e pati të vështirë ta ndalte sferën në rrjetë për 0-2. Kështu, Milani merr hak pasi në ndeshjen e parë të sezonit Cremonese i mposhtte 1-2 në 'San Siro'. Tanimë Milani ngjitet në kuotën e 57 pikëve për vendin e dytë, dhjetë pikë pas Interit të vendit të parë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 28 Shkurt, 17:02

    Si e vlerësoni sulmin e SHBA dhe Izraelit ndaj Iranit?