TIRANË- Milani vijon i pamposhtur në Serinë A dhe pas javës së dhjetë e kryeson kampionatin me 26 pikë 5 më shumë se Interi i vendit të dytë. Kuqezinjtë e Piolit triumfuan mbrëmjen e djeshme në “Marassi” ndaj Sampdorias 2-1 edhe pse kishin tre mungesa të rëndësishme.
Kessie ktheu në gol një penallti në fundin e pjesës së parë ndërsa në fraksionin e dytë dyfishoi spanjolli Castillejo sapo ishte futur në fushë pas pasimit të Rebic. Vendasit vetëm sa ngushtuan rezultatin me Ekdal por Milani morri një tjetër trepikësh dhe tashmë beson vërtetë tek titulli. Me 8 fitore dhe 2 barazime në dhjetë ndeshje Milani vendos rekorde dhe ecën me hap kampioni.
Napoli fitoi me goleadë ndaj Crotones në transfertë 4-0 dhe ngjitet në kuotën e 20 pikëve në vend të tretë. Një gol spektakolar i Insignes i hapi rrugën edhe tre golave të tjerë të shënuar në pjesën e dytë nga Lozano, Demme dhe Petagna.
Tottenham dhe Liverpool i fituan ndeshjet e së dielës dhe bashkëkryesojnë kampionatin anglez. Tottenham fitoi pastër 2-0 derbin ndaj Arsenal falë golave të Son dhe Kane dhe është në komandë falë golavarazhit.
Ndërsa Liverpooli i Klopp dhuroi spektakël përpara 2 mijë tifozëve duke mposhtur 4-0 Ëolves dhe ka 24 pikë. Salah , Ëijnaldum, Matip dhe një autogol i Semedos vendosën ndeshjen në “Anfield Road”./Përgatiti Andi Kapxhiu
Po cfar aratisje.....ne fund do jet ne vendin e peste .... hahahaha bilan merda
Përgjigju