Milani-Parma do të jetë ndeshja e parë e javës në kampionatin Italian të futbollit që do të zhvillohet sonte në orën 20:45 të mbrëmjes në Milano.

Prama do të jetë testi i fundit për kuqezinjtë e drejtuar nga Masimiliano Alegri përpara ndeshjes me Barcelonën për ndeshjen e ligës së kampioneve që do të zhvillohet në mesjavë.

Sipas kuotimeve të basteve sfida përballë ekipit të Parmës konsiderohet e lehtë në letër, por gjithcka mbetet për tu parë.

Në prag të ndeshje tarjneri Alegri ka deklaruar se Parma do të marrë të gjithë vëmendjen e duhur, por El Sharaui nuk do të jetë në fushë, pasi do të kursehet për ndeshjen me Barcelonën.

Ndërsa e sigurt është prezenca e Balotelit nga minuta e parë, i cili ka qenë shpëtimtari i kuqezinjve të dy ndeshjet e fundit.




Dylber Balla