Lojërat Olimpike Dimërore 'Milano Cortina 2026' kanë nisur me emocione dhe janë shpërndarë medaljet e para, ndërsa Shqipëria po përgatitet të hyjë në garë me katër sportistët e saj.
Skuadra shqiptare përfaqësohet nga skiatorët Lara Colturi, Denni Xhepa, Lisa Brunga dhe Semire Dauti, të cilët do të zbresin në pistë duke filluar nga data 11 shkurt.
Denni Xhepa do të jetë i pari që do të garojë, duke marrë pjesë në disiplinën e Super-G më 11 shkurt (nesër nga ora 11:30 në Bormio). Më pas, ai do të jetë në Slalom Gjigant më 14 shkurt dhe në Slalom më 16 shkurt.
Më 15 shkurt do të zbresin në pistë Lara Colturi dhe Semire Dauti në Slalomin Gjigant, ndërsa më 18 shkurt në garën e Slalomit do të marrin pjesë të tre vajzat shqiptare.
Kalendari i plotë i garave të sportistëve shqiptarë në 'Milano Cortina 2026':
Më 11 shkurt: Denni Xhepa do të jetë në garën e Super Gjigandit që starton nga ora 11:30 në Bormio.
Më 14 shkurt: Denni Xhepa merr pjesë në disiplinën e Slalomit Gjigant që starton në orën 11:30 në Bormio.
Më 15 shkurt: Lara Colturi dhe Semire Dauti do të marrin pjesë në disiplinën e Slalomit Gjigand në orën 10:00 dhe lëshimi i dytë në 13:30 (nëse kualifikohen) në Cortina D’Ampezzo.
Më 16 shkurt: Denni Xhepa merr pjesë në disiplinën e Slalomit në orën 10:00 në Bormio.
Më 18 shkurt: Lara Colturi, Lisa Brunga dhe Semire Dauti do të marrin pjesë në disiplinën Slalomit në orën 10:00 dhe 13:30 lëshimi i dytë (nëse kualifikohen) në Cortina D’Ampezzo.
Komente









