Milano/ Po trafikonin 90 kg marihuanë me kamion, arrestohen 39-vjeçari shqiptar dhe rumuni! U gjenden dhe 20 mijë euro cash nga shitja, ‘dhomë sekrete’ për mallin

Milano/ Po trafikonin 90 kg marihuanë me kamion, arrestohen 39-vjeçari shqiptar dhe rumuni! U gjenden dhe 20 mijë euro cash nga shitja, ‘dhomë sekrete’ për mallin

Pakot e drogës, të futura në shtresën e dyfishtë të kamionit

Itali- Policia e Shtetit të Milanos arrestoi dy persona, njëri prej tyre shqiptar 39-vjeçar, pasi u kapën duke trafikuar një ngarkesë prej 90 kilogramësh marihuanë me kamion.

Operacioni është kryer në zonën Brignano Gera d'Adda, në provincën e Bergamos. Oficerët vunë re një makinë që iu afrua një kamioni të parkuar dhe i dorëzoi qese të mëdha plastike dy burrave, njëri nga të cilët shtetas rumun, përpara se të largohej me nxitim.

Menjëherë më pas, dy personat hynë në rimorkio me pëlhurë të kamionit ku qëndruan për disa minuta. Duke e cilësuar sjelljen të dyshimtë, efektivët vendosën të vijojnë me kontrollin e kamionit me targa rumune dhe të dy personave.

Pasi janë futur në rimorkio, efektivët e policisë gjetën çantën e madhe që ishte dorëzuar pak më parë nga personi në bordin e mjetit.

U duk menjëherë se të dy po hynin në një ndarje të fshehur për të marrë diçka për ta futur në atë çantë: në fakt, duke çmontuar të gjitha dërrasat e dyshemesë së rimorkios, agjentët gjetën pako të shumta me marihuanë, për një peshë totale rreth 90 kilogramë, që u sekuestrua menjëherë, informon media italiane. 

Gjithashtu janë gjetur mbi 20 mijë euro para cash në kartëmonedha të prerjeve të ndryshme, të ardhura me gjasë të aktivitetit të paligjshëm prej shitjes së mallit të fshehur në kamion. Dy shtetasit e huaj u arrestuan dhe u dërguan në burgun e Bergamos, në pritje të veprimeve hetimore dhe gjyqësore.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Galdini: Rama me parullën e Trump në 2016, ‘Do thaj kënetën’! Valteri: Berisha largoi të djathtët, me Metën rezultat më të dobët! Kthupi: Opozita do riformatohet pas 11 majit

Galdini: Rama me parullën e Trump në 2016, ‘Do thaj kënetën’! Valteri: Berisha largoi të djathtët, me Metën rezultat më të dobët! Kthupi: Opozita do riformatohet pas 11 majit