Të premten që lamë pas në mitikun ‘San Siro’ të Milanos u mbajt ceremonia hapëse e Olimpiadës Dimërore ‘Milano Cortina 2026’. Ky event do vijojë nga 6-22 shkurti dhe marrin pjesë 91 shtete.
Shqipëria, e cila do përfaqësohet për herë të parë me katër sportistë, ia ka besuar skive një nder të tillë. Kuqezinjtë do shpresojnë për një medalje te Lara Colturi, Denni Xhepa, Lisa Brunga dhe Semire Dauti.
Elvis Toçi, President i Federatës Shqiptare të Skive, dha një intervistë për Report Tv nga Italia, ku tha se shpresat më të mëdha për një rezultat që lë gjurmë janë të Colturi.
“Përgatitjet e saj janë intensive, nuk humbet asnjë moment sepse kësaj radhe për herë të parë në histori Shqipëria nuk ka ardhur thjeshtë si spektatore. Kemi ardhur me një ambicie të jashtëzakonshme, për të përfaqësuar dhe pse jo për të rrëmbyer një medalje. Është shumë e vështirë, por shpresoj që të ndodhë”,- tha Toçi në një intervistë për gazetarin Ermal Qori.
“Është një sport që falë një pune të jashtëzakonshme, shumë-vjeçare të kësaj Federate, shqiptarët po fillojnë tëndjekin,m edhe falë televizionit publik shqiptar. Shqiptarët kanë filluar të kuptojnë skinë dhe së bashku ne po e bëjmë një sport shumë të dashur për shqiptarët. Këtu mund të them me mburrje që kur na shohin me flamurin shqiptar, shqiptarët gjithmonë e identifikojnë veten me flamurin e tyre, por kësaj radhe kemi dhënë krenari, kemi dhënë prestigj dhe jemi nga ekipet ë jemi në prozhektorin e mediave botërore sepse nuk jemi turistë, jemi pretendentë”,- shtoi , presidenti i Federatës Shqiptare të Skive.
Komente









