Milano/Propagandë për ISIS në internet, arrestohet 30 vjeçari: Faleminderit Allahut për koronavirusin (FOTO)

Milano/Propagandë për ISIS në internet, arrestohet 30 vjeçari: Faleminderit Allahut për koronavirusin (FOTO)

Forcat e karabinierisë në Milano kanë arrestuar një 30-vjeçar me akuzën e propagandës për Shtetin Islamik, përmes mediave sociale.

I radikalizuar që në vitin 2015 dhe në kontakt me ekstremistët e tjerë, ai ka nxitur bashkëbiseduesit e tij në Twitter dhe Facebook për të përqafuar xhihadin dhe kundër ‘të gjithë pabesimtarëve’.

30 vjeçari i arrestuar quhet Nicola Ferrara, me origjinë nga Bari i Italisë por që banonte në Milano. Ai për gati 5 vite kryente një punë "obsesive" duke përhapur imazhe terroriste, imazhe të Bin Ladenit, të Kullave Binjake, të Al Bagdadi, të luftëtarëve të huaj, të grave me mitraloz në dorë, të fëmijëve të armatosur që betohen të vrasin "jobesimtarët", audio dhe video në internet, në veçanti në Facebook, me profilin "Issa Ferrara", dhe në platformën Soundcloud.

Në një përgjim të 27 marsit 2020 Ferrara kishte komentuar gjithashtu se emergjenca e Covid "është një gjë e Allahut, një gjë pozitive" sepse "njerëzit po çmenden".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja