/ATSH-HINA/ - Kryeministri kroat, Zoran Milanoviç deklaroi sot se situata ekonomike është ende e vëshirë, por politika e përgjegjshme e qeverisë ka filluar t'i japë rezultatet pozitive dhe se vendi është në prag të daljes nga recesioni shumëvjeçar.
"Këtë vit, për herë të parë me të drejtë mund të themi se politika e qeverisë e ka çuar Kroacinë drejt rritjes së qendrueshme dhe afatgjate të rritjes së prodhimit industrial, eksporteve dhe konsumit", deklaroi Milanoviç në një urim për festën e 1 Majit.
"Pikërisht këto janë treguesit në bazë të së cilave duhet ta ndërtojmë zhvillimin ekonomik dhe jetën më të mirë për qytetarët kroatë", theksoi ai.
Milanoviç shtoi se falenderonte qytetarët, të cilët treguan durim dhe gatishmëri për shtrëngesat ekonomike.