Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviç e ka zgjedhur liderin e partisë Evropa Tani, Millojko Spajiq si mandatar për kryeministër dhe formim të Qeverisë së re.
Ai e ka marrë këtë vendim dy muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme në këtë shtet.
Spajiq i ka tani 90 ditë për të formuar koalicion dhe për ta formuar Qeverinë.
“Pres përgjegjësi dhe përshtatshmëri nga Spajiq, dhe të gjithë aktorët politikë që marrin pjesë në negociatat për formim të Qeverisë”, ka thënë Millatoviq.
“Besoj se në këtë moment, Mali i Zi ka nevojë për Qeveri stabile, të pandarë nga profili evropian”.
Partia Evropa Tani ka dalë e para në zgjedhjet parlamentare të qershorit.
Përbërja e Qeverisë në ardhje do të ofrojë një pasqyrë të asaj se kah do të drejtohet ky vend, ndonëse vazhdimisht përmendet synimi për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Zgjedhjet e qershorit janë mbajtur vetëm disa muaj pasi udhëheqësia politike e Malit të Zi është goditur nga humbja e ish-presidentit Millo Gjukanoviq në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të prillit.
Prej formimit të saj më 2022, partia Evropa Tani është zotuar për të çuar përpara platformën pro evropiane dhe është zotuar për rritje të pagave e kryerje të reformave./REL
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4559
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ministria e Jashtme reagon për tragjeditë në Mal të Zi dhe SHBA: Ngushëllimet tona më të thella për familjet e të gjitha viktimave
2 Janar, 14:35
-
Mali i Zi, opozita bojkoton Parlamentin për shkak të Gjykatës Kushtetuese
21 Dhjetor 2024, 22:33
-
Opozita në Malin e Zi si ajo në Shqipëri, deputetët hedhin tymuese në komision pas debatit për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese
18 Dhjetor 2024, 12:48
-
Kreu i SPAK dhe Kryeprokurori Special i Malit të Zi nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi
17 Dhjetor 2024, 18:36
-
Monumenti i Gjergj Kastriotit vendoset edhe në Tuz të Malit të Zi
28 Nëntor 2024, 21:55
-
I dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, vizitë në Malin e Zi: Mbështesim reformat në sundimin e ligjit
20 Nëntor 2024, 15:45
-
Abazoviç: Roli i Shqipërisë, i rëndësishëm për stabilitetin në rajon
16 Nëntor 2024, 15:48
-
Ballkani hyn më shpejt në BE?/ Von der Leyen: Përfiton prej tensioneve gjeopolitike
31 Tetor 2024, 17:15
-
SHBA sanksionon firmat serbe dhe malazeze për shkak të mbështetjes të luftës së Rusisë
31 Tetor 2024, 15:50
-
Progres-raporti i BE, Ulsi Manja me homologun malazez: Nisim takime në nivel teknik për kapitullin 23
30 Tetor 2024, 09:39
-
Tronditet Mali i Zi/ Vëlla e motër gjenden të vrarë, autori i armatosur ende në arrati! Policia thirrje banorëve të mbyllen në shtëpi
26 Tetor 2024, 09:32
-
Censi në Malin e Zi/ Shqiptarët deklarohen më pak se 5%, janë 30 mijë shtetas me origjinë shqiptare! Shtohen serbët! 2 % janë rusë
15 Tetor 2024, 15:48