Miley Cyrus është një ndër personazhet e famshëm më të komentuar të momentit.

Kjo pas performancës ekstravagante në MTV gjatë muajit gusht, klipit më të fundit “Wrecking Ball”, performancave të vazhdueshme tejet ekstravagante dhe stilit të saj provokues.

Ajo që është vënë re së fundmi është pesha e këngëtares, e cila ka ndryshuar dukshëm.

miley cyrus

(Miley Cyrus për Fashion Magazine)

Gjatë muajit gusht Miley realizoi një sërë fotosh për “Fashion Magazine” ku shfaqej seksi dhe me forma të mbushura veshur me të brendshme.

Ndërkohë që ditën e hënë, pothuajse me po të njëjtin stil të veshuri Miley është shfaqur më e dobët.

Po të vihen re të pasmet e saj nuk janë ato të para pak kohëve, të rrumbullakosura dhe të kolme.

Gjatë intervistës së dhënë për këtë revistë Miley ka thënë se nuk e shqetësojnë aspak komentet që bëjnë njerëzit në lidhje me të dhe se ajo është e shqetësuar vetëm për karrierën e saj.

miley cyrus

(Miley Cyrus të hënën në Nju Jork, ku bie në sy rënia në peshë)

Bukuroshja Cyrus është e vendosur të bëhet një nga kënëgtaret më të pëlqyera dhe me stilin më unik në treg.

Ajo gjithashtu ka thënë se prindërit e saj janë mbështetja më e madhe në këtë rrugë.

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)