Miley Cyrus: Djemtë e mirë ekzistojnë, por vetëm duhen gjetur...

Miley Cyrus: Djemtë e mirë ekzistojnë, por vetëm duhen gjetur...

Miley Cyrus

Këngëtarja Miley Cyrus ka deklaruar së fundmi se nuk duhet të bëhesh homoseksuale pasi ekzistojnë edhe burra të mirë, por vetëm duhen gjetur.

Mos u dorëzo. Nuk është nevoja  të jeni homoseksualë, ka njerëz të mirë, por vetëm duhet t’i gjeni,” është shprehur ajo.

Cyrus është  themeluese e fondacionit “Happy Hippie”, një organizatë jofitimprurëse e përkushtuar për sigurimin e burimeve për të rinjtë LGBT, qytetarët e pastrehë dhe komunitetet e tjera të prekshme.

Në vitin 2016 ajo tha se ishte panseksuale dhe se ndihet shumë neutrale.

 “Unë nuk ndjehem hetero dhe as homoseksuale. Kjo është për shkak se nuk jam,” tha Cyrus, e cila u nda nga Liam Hemsëorth vetëm tetë muaj pas dasmës.

Cyrus pas ndarjes u pa duke u puthur në pushime me bloggeren, Kaitlynn Carter, me të cilën u nda pas disa javësh.

Unë gjithmonë mendoja se duhet të isha homoseksuale, sepse mendoja se të gjithë djemtë ishin të këqij, por nuk është e vërtetë. Ka njerëz të mirë. Unë kam takuar vetëm një person të mirë dhe ai është Cody”, shprehet këngëtarja.

Aktualisht ajo po shoqërohet me shokun e saj Cody, të cilët gjithmonë janë shfaqur bashkë e duken shumë të lumtur.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!