Miliarda të ‘ngrira’, kush janë oligarkët rusë më të sanksionuar nga qeveria britanike

Miliarda të ‘ngrira’, kush janë oligarkët rusë më të sanksionuar nga qeveria britanike

Disa prej oligarkëve me te fuqishëm rus

Vala e 'ndëshkimeve' të Perëndimit ndaj Rusisë solli dhe sanksionimin e shumë miliarderëve rus, në emrin e të cilëve janë shumë prona miliona dollarësh në Mbretërinë e Bashkuar, por jo vetëm. Në mesin e miliarderëve të sanksionuar janë dhe emrat tashmë të njohur si Roman Abramovich, Alisher Usmanov, Oleg Deripaska, Mikhail Fridman dhe Petr Aven. 

Nga shumë dokumente të zbuluara, Regjistrave të Tokave dhe dokumenteve gjyqësore, BBC-ja nëpërmjet një analize zbuloi se si oligarkët zotëronin shumë pasuri të fshehura.

Rachel Davies, kryetarja e grupit kundër korrupsionit "Transparency International" tha se për shkak të sistemit të fshehtësisë në Britani në lidhje me varësitë jashtë shtetit, është shumë e lehtë për njerëzit që të fshehin pasuritë dhe fondet e tyre.

Shtetet më të fuqishme si SHBA-ja, Britania e Madhe dhe BE-ja kanë zbatuar masa të rrepta si ndaj Rusisë, e cila është hequr nga platforma ndërkombëtare e pagesave SWIFT, si dhe ndaj më të pasurve rus duke iu sekuestruar asetet që ndodhen në vendet e tyre.

Sipas analizës së BBC-së, thuhet se Abramovichit i është ngrirë gjysma e pasurisë së tij, Oligarku rus është i lidhur me më shumë se 50 prona në Londër me vlerë më shumë se 300 milionë dollarë, duke përfshirë dhe rezidencën e tij luksoze në Kensington. 

Qeveria britanike e sanksionoi Abramovich, por presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy i kërkoi SHBA-së mos ta sanksiononte pronarin e Chelsea FC, në mënyrë që të ndërmjetësonte në bisedimet e paqes me Rusinë.

Usmanov oligarku tjetër rus i cili kishte transferuar pronësinë e shumicës së pasurive së tij në Mbretërinë e Bashkuar në truste, është pronar i dy pallateve dhe pronave të shumta në Londër me vlerë pak më pak se 200 milionë dollarë. Së fundmi atij iu sekuestrua një superjahti nga autoritetet gjermane i cili ka një vlerë prej 735 milionë dollarësh .

Mikhail Fridman është një emër tjetër i rëndësishëm në mesin e personave të sanksionuar.  Fridman konsiderohet një person shumë i afërt me Vladimir Putin, ai tha se sanksionet kundër tij ishin të kuptueshme, por të padrejta, pasi sipas tij ai kurrë nuk ka vepruar sipas kërkesave të presidentit rus.

Oligarku rus Fridman zotëron një rezidencë në Londrën Veriore, e cila kishte një vlerë 85 milionë dollarë në kohën e blerjes në vitin 2016.

Ndërsa Petr Aven thuhet se zotëron një rezidencë në Surrey, në Britani , e cila ka një vlerë rreth 20 milionë dollarë.

Persona të tjerë të tjerë që kanë prona në Mbretërinë e Bashkuar përfshijnë gjithashtu dhe emrat e Andrey Akimov, Polina Kovaleva, Yuri Soloviev, Mikhail Gutseriev, Igor Shuvalov dhe German Khan. 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Armando Broja luan 70 minuta me Everton, futet në fushë dhe bën protagonistin

VIDEO/ Armando Broja luan 70 minuta me Everton, futet në fushë dhe bën protagonistin