NEW YORK – Rusia dhe Kina vitet e fundit kanë regjistruar një sukses të madh përsa i përket numrit të miliarderëve. Për herë të parë për këto dy vende, ky numër është në mbi 100. Për më tepër, super të pasurit kinezë e rusë janë edhe më të rinj në moshë se ata amerikanë.

Kjo është bërë e ditur nga një studim i Forbes Insight e Societé Generale, i cituar nga Financial Times.

Në epokën e teknologjisë tejet të avancuar, 115 miliarderët kinezë dhe ata 101 rusë kanë një mesatare moshe prej rreth 50 vjeç kundër 66-vjeçare të amerikanëve.

Gjithësesi, 46% e pasurive të mëdha botërore u mbetet “dinastive”, shpjegon studimi.

(im/shqiptarja.com)