Miliarderi Bill Gates: Dimri që po vjen do na risjellë dramën Covid të pranverës që shkoi

Miliarderi amerikan dhe themeluesi i Microsoft-it, Bill Gates, i përfshirë me fondacionin e tij në Aleancën për Vaksinën me 1.6 miliardë dollarë, ka deklaruar se nëse shtetet nuk marrin masa për respektimin e protokolleve shëndetësore. Dimri i ardhshëm do të sjellë pasojat dramatike të pranverës që shkoi.  

Gjithsesi, ai është shprehur optimist se të paktën tre vaksina në zhvillim do të autorizohen deri në fund të vitit, megjithëse do të duhet të presim deri në vitin 2022 për të parë fundin e vërtetë të virusit.

Deklarimet e Gates vijnë një ditë pas atyre të shprehura nga Drejtori i Përgjithshëm i OBSH për Europën, Hans Kluge i cili tha se vdekjet nga infeksioni i Covid në kontinentin europian do të rriten midis tetorit dhe nëntorit, duke e bërë gjithçka edhe më të vështirë.

Dje gjithashtu OBSH regjistroi një rekord të ri ditor të rasteve globale: në të gjithë botën infeksionet ishin 307.930, niveli më i lartë që nga fillimi i pandemisë.

Ndërkohë, sipas llogaritjeve të Universitetit Johns Hopkins, vdekjet totale të regjistruara në botë janë rritur në mbi 928 mijë kurse totali i të prekurve mbi 29 milionë

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Larry Fox: 17/09/2020 02:38

    A jeni përpjekur të merrni hua nga bankat pa sukses? Keni nevojë urgjente për para për të dalë nga borxhet? Keni nevojë për para për zgjerimin ose krijimin e biznesit tuaj? Merrni një hua nga një prej kompanive kryesore të kredive në MB. Shërbimi i Kredisë 24 orë është një nga kompanitë më të mëdha të kredive të siguruara në MB dhe stafi ynë miqësor dhe me përvojë janë në gjendje të përpunojnë kërkesën tuaj shpejt dhe me efikasitet. Për më shumë informacion, ju lutemi kontaktoni përmes Uebfaqes: 24hourservce.com ose Numrit Whatsapp: +14092051142 ose [email protected]

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Hani i Hotit/ I dënuar me 4 vite burg nga drejtësia polake, kapet 61-vjeçari me qëllim ekstradimin (EMRI)

Hani i Hotit/ I dënuar me 4 vite burg nga drejtësia polake, kapet 61-vjeçari me qëllim ekstradimin (EMRI)