RUSI- Miliarderi rus, njëkohësisht pronar i skuadrës së futbollit të Chelsea në Angli, është gati t’i ofrojë Lady Gaga-s 2 milionë euro për një shfaqje private. Këngëtarja amerikane është ftuar të këndojë 90 minuta përballë një plateje me njerëz të famshëm dhe biznesmenësh gjatë festës së Vitit të Ri, të organizuar nga manjati rus.
Sipas “The Sun”, Lady Gaga tashmë e pranuar ofertën. Miliarderi rus, që ka një pasuri rreth 15 miliardë dollarë, kishte bindur disa nga yjet ndërkombëtare në festat e tij edhe më parë. Në vitet e kaluara, kishin kënduar për të këngëtarë si Prince apo grupi i njohur “Kings of Lion”.
Zgjedhja e Lady Gaga-s është një dhuratë për të shoqen e Abramoviç, Dasha Zhukova, e cila është një fanse e madhe e saj.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com