Pas ekzekutimit të Osama Bin Laden, Shtetet e Bashkuara janë vënë pas të birit të ish liderit të al-Kaidas.
Hamza Bin Laden thuhet se është tashmë koka e grupit militant islamik. Për të treguar vendndodhjen e tij SHBA ka ofruar shpërblime deri në miliona dollarë nëse dikush ka informacion për militantin islamik.
Bin Laden ka përçuar mesazhe me video dhe audio ku paralajmëron sulme terroriste kundër SHBA dhe aleatëve perëndimorë për hakmarrjen e vrasjes së të atit.
Hamza Bin Laden, rreth 30 vjeç, është cilësuar nga Shtetet e Bashkuara si terrorist global dy vjet më parë. Departamenti Amerikan i Shtetit kishte thënë se ai është martuar me vajzën e Mohammed Atta, i cili ka organizuar sulmin e vitit 2001 duke rrëmbyer njërin nga aeroplanët komercialë për të goditur ndërtesën në Nju Jork.
Më 2011, forcat speciale amerikane kanë vrarë Osama Bin Laden në rajonin Abbottabad në Pakistan. Ai kishte marrë përgjegjësinë për sulmin e 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara, ku mbetën të vrarë rreth 3,000 persona.