Megjithëse po bëhen përpjekje për t’i patur në stadiume ende tifozët pothuajse në të gjithë vendet mundësinë e vetme për të parë skuadrat e zemrës kanë televizionet. Gjithsesi klubet anembanë botës po përpiqen për t’i gjallëruar sadopak stadiumet, në mënyrë që futbollistët të mos ndihen vetëm.
Këta ka bërë edhe skuadra e Leeds në Angli që në stolat e stadiumit ka vendosur fotot e tifozëve më të zjarrtë. Ajo që ka bërë përshtypje është se në një nga fotot është printuar edhe ajo e Osama Bin Laden, militantit dhe organizatorit të Al-Kaedas, që u vra nga ushtria amerikanë në Pakistan.
Menjeherë klubi i Leeds reagoi në faqen zyrtare duke kërkuar ndjesë me arsyen që nuk e kishte vënë re.