Milionerët që duan të
paguajnë më shumë taksa

Milionerët që duan të <br />paguajnë më shumë taksa
NJU JORK- Debati mbi taksimin më shumë, apo jo, të të pasurve nuk është vetëm debat shqiptarësh. Stephen King është milioneri më i fundit i cili është shprehur i gatshëm për të paguar më shumë taksa. Shkrimtari bashkëkohor me novelat më të shitura në botë dhe që dhuron 4 milionë dollarë në vit për bamirësi mendon se amerikanët e pasur kanë “një detyrim moral” për të paguar taksa të larta.
 
STEPHEN KING
Në Amerikë shkrimtari bestseller, Stephen King kërkon të paguajë më shumë: "Më taksoni më shumë” Konfirmimi i papritur, dhe sidomos në një periudhë të tillë ka ardhur nga Stephen King vetëm pak ditë më parë.
Por, shkrimtari supermilioner nuk ka dyshime: Persona të tillë si ai me një pasuri përtej 400 milionë dollarëve duhet të jenë të detyruar të paguajnë më shumë kontribute. King flet hapur kur tregon se aktualisht paguan taksa, 28% mbi të ardhurat që ai merr, ndërkohë që në një tubim në Florida ngrinte pyetjen se përse nuk taksohej 50 %.

Shkrimtari bashkëkohor me novelat më të shitura në botë dhe që dhuron 4 milionë dollarë në vit për bamirësi mendon se amerikanët e pasur kanë “një detyrim moral” prë të paguar taksa të larta.

Fakti është se jo të gjithë pasanikët ndajnë të njëjtin mendim me të dhe ai është koshient. “Unë i njoh të pasurit, pasi jam njëri nga ato. Pjesa më e madhe preferojnë të spërkasin pjesët e tyre intime me lëngje djegëse, të ndezin zjarre dhe të vallëzojnë përreth tyre duke kënduar, sesa të paguajnë një qindarkë më shumë taksa.”

King pranon se 4 milionë e tij për bamirësi nuk është shumë dhe një shumë e tillë nuk ndihmon Amerikën për të përmbushur detyrimet kombëtare në shëndetësi, varfëri, edukim të të rinjv, infrastrukturë.

TË PASURIT QË DUAN TË TAKSOHEN MË SHUMË
Jo vetëm King por ka dhe milionerë të tjerë janë gati të paguajnë më shumë taksa. Liliane Bettencourt, trashëgimtarja miliardere e produkteve kozmetike të L Oreal, së bashku me 15 pasanikë të tjerë francezë u afrua për të paguar taksa më të larta.
Manjanti Warren Bufet, i njohur për kritikat e tij ndaj sistemit të taksave në Amerikë dhe tepër i gatshëm për t’i dhënë më shumë para qeverisë federale
Në 2007 teksa ishte i pranishëm në një ceremoni për mbledhje fondesh për Nju Jork, organizuar nga Hillary Klinton Bufet tha “400 prej nesh paguajnë taksa më të ulëta sesa recepsionistët, pastruesit. Nëse ju jeni 1% me fat atëherë ju I keni borxh njerëzimit dhe duhet të mendoni prë atë 99%
Buffet kundërshtoi idenë se taksat e larta ulin investimet.
“Njerëzit investojnë për të bërë para, dhe nuk I tremben kurrë taksave”- tha Buffet duke sugjeruar rritjen e taksave për ata që fitonin një milionë dollarë dhe taksa më të larta për ata që fitonin 10 milionë dollarë
Këtë prill kur presidenti amerikan Barak Obama hodhi idenë e taksave më të larta për të pasurit Mark Zuckenberg, themeluesi i facebook u shpreh “Jam dakord me këtë.” Pasuria e Zuckenberg vlerësohet në 13. 5 miliardë dollarë.

Bill Gates bashkëthemeluesi i Microsoft është i gatshëm tëpaguajë më shumë taksa nga xhepi I tij dhe mendon se të njëjtin shembull duhet ta ndjekin dhe të tjerët. Vitin e kaluar ai mbështeti një nismë votimi në shtetin e Washingtonit të iniciuar nga babai I tij sipas të cilit do të krijonte një taksë të re pë rata që fitonin 200 mijë dollarë. Nisma nuk kaloi. Ndërsa Bill Gates pat deklaruar: Unë votova pro, duke shpresuar se do të kalonte.

Ted Turner biznesmeni cilii ndërtoi dhe humbi pasurinë si themelues i CNN dhe rrjetin kabllor Turner.  Tom Steyer, themeluesi i Farallon Capital Management, pasuria e të cilit në 2008 vlerësohej me 1.2 miliardë dollarë. Aktori amerikan Mark Ruffalo, aktorja amerikane Doug Liman, Garrett Gruener themeluesi i Ask.com si dhe Ron Garret, inxhinier I softëear google dhe shkencëtar raketash
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

'Im atë erdhi 4 vjeç në Shqipëri', Alket Veliu: Jam rritur me tregimet e tij, më ka motivuar për çështjen çame

'Im atë erdhi 4 vjeç në Shqipëri', Alket Veliu: Jam rritur me tregimet e tij, më ka motivuar për çështjen çame