Ai u tha mediave vendase se ndërtimi i anijes do të nisë në fund të vitit 2013 dhe për afro 3 vjet ajo do të jetë gati për lundrim. Palmer thotë se se mjeti lundruar do të jetë shumë i ngjashëm me Titanikun e vitit 1912, veçse me teknologji moderne.
Ai nuk ka fshehur ironinë për supersticiozët se edhe kjo anije, sikundër Titaniku do të mbytet.
“Sigurisht që ajo mund të fundoset nëse i bën një vrimë kësaj anije”, u tha Palmer gazetarëve.
Është parashikuar që “Titanic 2” të niset për lundrim po nga porti i Londrës në fillim të vitit 2016. Palmer njihet në vendin e tij si një manjat që ka investuar shumë në sektorin e turizmit dhe mban marrëdhënie shumë të forta me biznesin kinez.
(aq/BBC/shqiptarja.com)