KAJRO: Grupi militant islamik Ansar Bayt al – Maqdis ka paralajmëruar turistët të largohen nga Egjipti dhe ka kërcënuar se do të sulmojë të gjithë ata që do të qëndrojnë në vend pas 20 shkurtit.
Kërcënimi i tyrë eshtë bërë publik në datën 16 shkurt nëpërmjet llogarisë së tyre në Twitter.
"Ne i këshillojmë turistët të largohen sa më shpejt, para skadimit të afatit , " kanë shkruar ata në rrjetin social.
Ansar Bayt al - Maqdis cilësohet si organizata militante islamike më aktive në Egjipt.
Ajo ka kërcënuar rrëzimin e qeverisë së përkohshme si dhe mbajti përgjegjësinë e vendosjes së bombës që vrau tre turistë nga Koreja e Jugut dhe një egjiptian këtë të dielë.
Grupi me bazë në Sinai e cilëson këtë akt si pjesë të “luftës ekonomike” kundër autoriteteve egjiptiane, të cilët i konsideruan si tradhëtarë.
Sulmet nga militantët islamikë kanë vrarë qindra policë dhe ushtarë që nga rrëzimi i presidentit islamik Mohamed Mursi në korrik.
Redaksia online
(o.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com