Në protestën e sotme të thirrur nga kryedemokrati Sali Berisha, kanë mbetur të plagosur 16 efektivë policie.
Mësohet se 5 efektivë janë paraqitur pranë shërbimit të djegie - plastikës në QSUT, ndërsa 11 të tjerët janë paraqitur drejt Spitalit të Traumës dhe po ekzaminohen.
Sipas burimeve nga Policia, mësohet se njëri prej efektivëve u dëmtua gjatë hedhjes së molotovëve para Kryeministrisë, ndërsa të tjerët gjatë hedhjes së molotovëve para godinës së Parlamentit.
Efektivët e lënduar kanë djegie të shumta në trup, ndërkohë që ende nuk dihet saktë si është gjendja e tyre shëndetësore.
Lajmi kryesor:
PD 3 orë protestë/ Molotovë drejt Kryeministrisë dhe efektivëve te Kuvendi, militantët shpërndahen me gaz lotsjellës! 16 policë të lënduar











