Milito, mes Juventus dhe Milan
sulmuesi zgjedh tifozët e Interit

Milito, mes Juventus dhe Milan <br />sulmuesi zgjedh tifozët e Interit
Sulmuesi i Interit, Diego Milito është shprehur optimist në prag të derbit me Milanin, që zhvillohet të dielën në kuadër të javës së parafundit në Serie A.

”Synojmë t''i fitojmë dy ndeshjet e fundit të këtij edicioni. Ardhja e trajnerit të ri Stramaçoni ka sjellë entuziazëm të madh në skuadrën tonë. Shpresoj se ai do ta drejtojë skuadrën edhe në edicionin e ardhshëm. Vendi i tretë? Tani për tani nuk mendojmë për këtë vend. Të presim fundin e edicionit dhe do të shohim se çfarë kemi arritur" tha Milito.

"Derbi? E dimë që kjo ndeshje do të jetë shumë e rëndësishme për Milanin, madje përcaktuese në garën për titull, por ne duam të fitojmë për tifozët tanë”, ka theksuar Milito. Ndonëse nuk shkëlqeu në këtë edicion në fanellën zikaltër, argjentinasi shpreson të mbetet pjesë e Interit edhe në edicionin e ardhshëm.

”Shpresoj të qëndroj në këtë klub edhe vitin e ardhshëm, por gjithçka varet nga klubi. Jam i bindur se ky klub së shpejti do të kthehet të jetë konkurrent për trofe”, ka shtuar Milito.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Kurti në Greqi: Me pabarazinë në rritje, gjasat për diktaturë janë në ngritje

Kurti në Greqi: Me pabarazinë në rritje, gjasat për diktaturë janë në ngritje