Miljana Cullhaj: Nga praktikante 
 sot një pozicion menaxherial

Miljana Cullhaj: Nga praktikante <br /> sot një pozicion menaxherial
TIRANE- Dilema e të pasurit një punë stabël shoqëron çdo të ri që së paku ka një diplomë të nivelit bachelor. Relitet ky i hidhur përs ai përket punëismit profesional në Shqipëri, por nëse do mund të kemi pak vullnet dhe mund të këkrojmë mundësi të reja. Rasti i Miljana Cullhajt, na sjell ndërmend rriskun që të rinjt marrin shpesh herë për të pasur një punë stabël, por me vullnet dhe përkushtim çdo ëndërr mund të bëhet realitet.

“Prej 1 viti jam bërë pjesë e kompanisë së punëismit falë bashkëpunimit ndërmjet Europe Agency dhe Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Shërbimit Kombëtar të Punësimit. Fillimisht kam ardhur këtu si pjesë e këtij projekti për nxitjen e punësimit, si praktikante dhe pas një eksperiencë mu ofrua një vend pune dhe aktualisht kam rolin e menaxherës së rekrutimit”, tregon Miljana.

Sfida e mundësive
Rekrutimi dhe dërgimi i shtetasve shqiptarë të interesuar për të punuar në tregun e Emirateve të Bashkuara, por pa prejashtuar Amerikën, Kanadanë dhe vendet e Bashkimit Europian. Të rinjtë shqiptarë tashmë kanë një dritë jeshile sepse Europe Agency në bashkëpunim Shërbimin Kombëtar të Punësimit kanë mundësuar rekrutimin e shumë punëkërkuesve nga zyrat e punës në të gjithë vendin. Vetëm për 2014-n numri i të rekrutuarëve për viza punë ka tërhequr qindra të rinj nga gjithë Shqipëri. Profesionet e kërkuara janë shumë, si shoferë taksie, recepsionist, punonjës në hotele, punonjës në industrinë e shërbimit dhe prodhimit, etj.

Amerika, toka e premtuar
Sipas statistikave nga Agjensia Kombëtare e Punësimit, janë 280 të punësuar që punojnë në vendet respektive të punës,  vetëm për vitin 2015 në kontrata të ndryshme punë në mbarë botën të ndërmjetësuara nga Europe Agency, ku mbi 150 aplikantë janë në process. Ndërsa, sa i përket kontratave të punësimit sezonal në SHBA për vitin 2015, Europe Agency në bashkëpunim me partnerët në SHBA, sjell pranë të gjithë të rinjve në Shqipëri dhe Ballkan, mundësinë e punësimit sezonal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Anije Turistike, me kontrata pune afatshkurtra 9 dhe 10 mujore si pjesë e programit të shkembimeve kulturore.
 
Shumë të rinj nuk e gjejnë veten pranë komanive apo institucioneve. Prej sa kohësh jeni bërë pjesë e Europe Agency?
Prej 1 viti jam bërë pjesë e kompanisë së punëismit falë bashkëpunimit ndërmjet Europe Agency dhe Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Shërbimit Kombëtar të Punësimit. Fillimisht kam ardhur këtu si pjesë e këtij projekti për nxitjen e punësimit, si praktikante dhe pas një eksperiencë mu ofrua një vend pune dhe aktualisht kam rolin e menaxherës së rekrutimit.
 
Ju theksuat se fal kësaj mundësie për një periudhë të shkurtër keni një pozicion të caktuar. Është një mundësi pozitive për të rinjtë punëismi jashtë shqipërisë?
Është shumë interesante dhe dinamike puna që bëj dhe siç e theksuat qëllimi final është të punësojmë njerëz dhe është një kënaqësi e madhe kur ne ju dorëzojmë vizën dhe biletën aplikantëve tanë. Ëhstë një moment i bukur dhe do të thotë që ne e kemi realizuar punën tonë me sukses, kemi mundur ti ofrojm një të riu një mundësi që se kishte në Shqipëri.
 
Veç kënaqësisë të pasurit një punë, duhet të themi se dhe pagesa është një faktor ndikues dhe motivues?
Sigurisht që po! Duke bërë një qasje të tregut të punës, paga të ndidhmon të jetosh mirë dhe motivohesh për të qenë i suksesshëm në punën që bën.
 
Mendoni se ky pozicion do t’iu shoqëroj edhe në vazhdimësi?
Patjetër që po. Unë jam rritur dhe sot jam pozicionuar mjaftë mirë në Europe Agency dhe e shikoj veten gjatë në këtë pozicion sepse ne kemi filial edhe në Kosovë në Mal të Zi dhe në Emiratet e Bashkuara. Këhstu që kemi një shtrirje të gjerë dhe asnjëherë nuk i dihet, mund të kemi mundësi lëvizje gjihtmonë në linjën dhe qëllimin që ne kemi si kompani punëismi. 
Miljana Cullhaj

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 16 Korrik 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Kush është biznesmenia që i ka rrëmbyer zemrën? Amos Zaharia e zbulon për herë të parë

Kush është biznesmenia që i ka rrëmbyer zemrën? Amos Zaharia e zbulon për herë të parë