Milkani e Ruka: “100 vjet himni i flamurit”

Milkani e Ruka: “100 vjet himni i flamurit”
TIRANË - "100 vjet me Himnin e Flamurit" është dokumentari që së shpejti do të prekë ekranin shqiptar në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë. Një shekull histori e himnit kombëtar ka bërë bashkë dy nga emrat më të njohur të kinematografisë shqiptare, Piro Milkanin dhe Petrit Rukën.

Për producentin Piro Milkani, "Historia e himnit kombëtar të Shqipërisë është shumë interesante, është një këngë patriotike që e sollën patriotët shqiptare nga Rumania në qytetin e Korçës. Përmes kësaj historie tregohen edhe ngjarjet që ka kaluar Shqipëria këto 100 vjet", - pohon Milkani.

Realizimi i dokumentarit në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë ka përfunduar xhirimet që kane nisur nga Tirana në Vlorë, Himarë, Përmet e Gjirokastër e deri në SHBA. Por, në këtë histori njëshekullore te himnit kombëtar nuk kanë munguar as xhirimet ne Rumani, aty ku u ngjiz himni ynë kombëtar nga kompozitori Cipriam Porumbesku.

Skenari i dokumentarit prej 50 minutash është shkruar nga Petrit Ruka.

(dh.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në afërsi të një biznesi, dyshohet i qëllimshëm! Zjarrfikësit ndërhynë në kohë për të shuar vatrën

Gjirokastër/ Zjarr në afërsi të një biznesi, dyshohet i qëllimshëm! Zjarrfikësit ndërhynë në kohë për të shuar vatrën