Kryetari i Partisë Demokracia Sociale Paskal Milo, gjatë turit të tij elektoral për zgjedhjet vendore të 21qershorit 2015, zhvilloi një takim në Kuçovë, me anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokracia Sociale. Ai u foli atyre për programin e PDS dhe alternativën që ajo përfaqëson në politikën shqiptare.Ai e vuri theksin tek problemet që kanë shtresat në nevojë, njerëzit e varfër, ata që e kanë të nevojshme trajtimin nga shteti.
 
 “Tek Demokracia Sociale do të gjeni vazhdimisht një forcë politike qe do ta ngrejë zërin për shqetësimet dhe problemet tuaja. Ne gjatë kësaj fushate kemi konstatuar disa prej shqetësimeve që kanë njerëzit, se është e nevojshme që të ketë një trajtim më të mirë për shtresat sociale në nevojë, për njerëzit e varfër, për njerëzit e thjeshtë. Ka nevojë që mbështetja sociale të jetë më e prekshme, më konkrete, të mos rumbullakoset me fjalë të bukura e me premtime të mëdha, po të jetë hap pas hapi diçka konkrete, që njerëzit e shohin, që njerëzit e prekin”, tha Milo.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)