Milo në 'Repolitix': Pas 1996 nuk ka zgjedhje të lira në vend, fajtore politika! Ato të 1992 më të mirat

Kryetari i PDS, Paskal Milo në një vlerësim të mbajtjes së zgjedhjeve në 30 vite demokraci tha se ato të 1992 ishin më të mirat ndonjëherë dhe të pakontestuara. I ftuar në emisionin "Repolitix" në Report Tv, Milo tha se e keqja erdhi në vitin 1996 ku PD bëri një masakër elektorale dhe prej atëherë nuk ka më zgjedhje të mira e të ndershme në vend. Milo tha se për këtë e ka fajin politika dhe se Shqipëria nuk do të mundet kurrë të arrijë të zhvillojë zgjedhje me standarde që zhvillojnë fqinjët e saj, por të paktën tha Milo të jenë të pakontestuara nga palët.

"1992 kanë qenë zgjedhjet më të mira të mbajtura në Shqipëri, ku nuk ka patur kontestime, të gjitha të tjerat kanë patur kontestimet. Kemi 30vite që nuk bëjnë zgjedhje pa sherr dhe  duam mbi 15 ditë për të nxjerrë rezultatin. Nuk ju bën përshtypje që si është e mundur që ky vend për 30 vite të mos bëjë dot një palë zgjedhje të pakontestuara dhe në vendet fqinje e nxjerrin rezultatin  shumë shpejt dhe të pakontestuar. Kush e ka fajin populli, politika apo sistemi? Populli nuk besoj se duhet akuzuar pasi  në 1992 votoi dhe e dha rezultatin. E keqja jonë filloi në 1996. Pas 1994 kur u bë referendumi PD e pa fuqinë e popullit dhe në 1996 bëri atë masakër elektorale, pra politika është përgjegjësja. Pas zgjedhjeve të 1996  askush të mos pretendojë që një parti politike ka bërë zgjedhje të lira e të ndershme. Dhe në zgjedhjet që do vijnë nuk do i afrohemi standardeve të zgjedhjeve të mbajtura në Maqedoni as me 50 % , por të paktën të bëjmë zgjedhje të pranueshme dhe fajin këtu e ka politika", tha Milo

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Trimi: 17/07/2020 11:19

    Ik Orre Profesor, vetëm flet për prapanicën tënde. Turp është që zotrote krijove parti të panevojshme që vjel buxhetin e shtetit. Ti ke qën pjes e gjith kësaj paçavure apo tashti që ky i gjati që u sillka ndryshe me të gjith ju kastën e vjetër përbëka turp. Edhe ti e di që ky ndryshim është i nevojshëm pavarsisht që vjen nga ky parlament i cënguar dhe jo për faj të pozitës. Të të vij rënd ty nga vetja ku edhe ti ke përfunduar mbase edhe pa e kuptuar edhe tashti del e bën moral. Boll u morre me politik dhe ik e dil në pension. Sinqerisht na vret syt me daljen tuaj në TV. Boll. !!!!!!!

    Përgjigju
  • Iris: 17/07/2020 00:06

    Pr.Dr.z.Paskal Milo e kam patur profesor ne fakultet ne UT.Nje zoteri shume I pergatitur dhe profesional.Ju pershendes dhe ju falenderoj nga larg z.profesor!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë