Milo: Rama largoi Tahirin për
të unifikuar mazhorancën

Milo: Rama largoi Tahirin për<br />të unifikuar mazhorancën
Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, ka komentuar largimin nga detyra të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. 

Në një status të publikuar në rrjetet sociale, ish-ministri i Jashtëm shkruan se Tahiri është viktima e parë e një krize politike dhe elektorale.

Milo shkruan gjithashtu se largimi i Tahirit është edhe një lëvizje taktike e Ramës për të unifikuar mazhorancën. 

Statusi i Paskal Milos:
Sic kam theksuar keto dite ne horizont te politikes shqiptare po shfaqet kercenueshem rreziku i nje krize politike dhe elektorale. Viktime pare e saj sot mund te konsiderohet Saimir Tahiri.

Opozita nuk do te kenaqet me kete levizje taktike te Rames por do te inkurajohet per te vazhduar me force politiken qe po gjeneron cadra ne bulevard.

Mendoj se doreheqja e Tahirit eshte levizje disa diminsionalesh: per ti dhene opozites nje karrote, per te ulur tensionin ne rritje, per te bere nje mea culpa per kanabizimin e Shqiperise e per te treguar nje profil reflektimi ndaj problematikave te renduara ne Shqiperi.

Ndofta edhe si nje ure per te bashkuar mazhorancen ne nje front politik dhe elektoral duke e ditur se LSI ka patur me kohe kontestime ne adrese te ministrit te brendshem.
U befte me e mira, gjithnje ne interes te Shqiperise".


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Shtëpia është e Zotit, mikut… por dhe e medalsjellësit

Shtëpia është e Zotit, mikut… por dhe e medalsjellësit